Thaçi takon Macron, premtimi që i jep për Serbinë

schedule22:36 - 11 Nëntor, 2019

schedule 22:36 - 11 Nëntor, 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot në zyrën formale të presidencës franceze, Pallati Elise, nga Emmanuel Macron, teksa ndodhet në Paris ku po merr pjesë në Samitin e Paqes.

Kreu i shtetit kosovar ka zbardhur këtë takim në një postim në rrjetet sociale. Thaçi bën me dije se ka biseduar me presidentin francez për perspektivën euroatlantike, për dialogun me Serbinë, për forcimin e paqes dhe të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor.

Sakaq, Thaçi thekson se i ka konfirmuar Macron se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë.

Pritja e presidentit Macron në Pallatin Elise, ku zhvilluam një takim bilateral dhe biseduam për perspektivën euroatlantike, për dialogun me Serbinë, për forcimin e paqes dhe të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor.

Presidentit Macron ia konfirmova se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Marrëveshja e Paqes garanton më shumë mundësi për zhvillim dhe për jetë më të mirë, si dhe më shumë prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Faleminderit për mbështetjen, president Macron”, shkruan Thaçi./abcnews.al