Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Duke publikuar fotografitë e takimit në faqen e tij në Facebook, Kreu i Shtetit të Kosovës deklaroi se Putin u tregua i qartë për faktin se nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë. Takimi u zhvillua në Paris dhe u përqendrua në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Vetë Thaçi thekson se të dy u përqendruan në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. /abcnews.al
Thaçi takohet në Paris me homologun rus Putin
schedule13:29 - 12 Nëntor, 2018
schedule 13:29 - 12 Nëntor, 2018