Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fotografi me raportuesin për Serbinë në Parlamentin Europian, gjermanin David McCallister. Ky i fundit të enjten ndodhej në Beograd ku ëshët takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Të premten pak para mesnatës, Thaçi konfirmoi takimin duke shtuar se të dy biseduan gjatë për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit europian.
“Që te jemi të bashkuar në vlera e parime. Fuqia e jonë e vërtetë është uniteti dhe këmbëngulja në jetësimin e aspiratës sonë euroatlantike”, ka shkruar ndër të tjera Presidenti Thaçi, në profilin e tij në Facebook. /abcnews.al