Thaçi takohet me ekipin negociator dhe dorëzon dokumentet e dialogut

schedule10:04 - 21 Janar, 2019

schedule 10:04 - 21 Janar, 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi takohet gjatë ditës me ekipin Negociator, i cili ditët e fundit ka kërkuar të ketë në dispozicion të gjitha dokumentet zyrtare që lidhen me procesin e deritanishëm negociator të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Thaçi pritet të informojë në mënyrë të shkruar ekipin negociator për atë që është arritur deri tani gjatë bisedimeve.

Megjithatë, ai u ka bërë të qartë bashkëkryesuesve se deri tani nuk ekziston asnjë dokument i shkruar zyrtar apo draft-marrëveshje e përgatitur nga BE-ja. /abcnews.al