Thaçi takim me ambasadorët: Vendi ka nevojë për një qeveri me mandat të plotë

schedule15:42 - 15 Prill, 2020

schedule 15:42 - 15 Prill, 2020

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, për të diskutuar për zhvillimet në Kosovë.

Në këtë takim ku të pranishëm ishin ambasadori i SHBA-së, ai i Britanisë së Madhe, i Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë. Thaçi i ka falënderuar të gjitha shtetet për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në përballje me pandeminë e virusit COVID-19 dhe ka shprehur ngushëllime për viktimat në çdo shtet.

“Të gjithë së bashku jemi duke e luftuar pandeminë dhe duhet të bashkëpunojmë të gjithë, në Kosovë, në rajon dhe në botë’, ka thënë Tahçi.

Ndërkohë, kreu i shtetit foli edhe për zhvillimet politike dhe kërkesat që ia ka drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si fitues izgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar për të propozuar një kandidat për Kryeministër të Kosovës, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!