Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi u shpreh sot në “ABC LIVE” në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi se Serbisë nuk i shkon në mendje konflikti në Bosnje. Ai tha se Beogradi po e përdor situatën për të “ngritur pazarin” dhe se ultimatumi i ndërkombëtarëve është i qartë për Presidentin Vuçiç.
Lexo edhe: Kriza për qeverinë në Shkup, Thaçi në “ABC”: Zaevi, skenari rus dhe loja e keqe e partive shqiptare
“Nuk besoj se do të vijë deri te ajo (lufta), por politika serbe do të “ngrejë pazarin”, Vuçiç do të shesë disa cështje por të inkasojë sa më shumë interes ekonomik për Serbinë. Përcaktimi i ndërkombëtarëve është shumë i qartë, që nuk lejon destabilizim dhe Vuçiç e ka të qartë që të tërheqë kthetrat nga Bosnja dhe ndoshta nuk ka më shumë se 12 muaj që ta pranojë Kosovën.
Ai do që me këto tentime të destabilizimit të përfitojë sa më shumë ekonomikisht për Serbinë. Edhe një tronditje në Bosnje dhe jo luftë, por destabilizim i madh besoj se do të ishte fatal për Serbinë” tha ai.
I pyetur nëse Beogradi situatën në Bosnje mund ta shfrytëzojë si precedent për Kosovën, Thaçi theksoi se nëse Serbia tenton të luajë për të ndërhyrë në Kosovë do të ketë pasoja të rënda.
“Do të mundohem të jem më i qartë. Unë kurrë nuk kam menduar se serbët janë luftarakë, me formacionet e tyre janë heronj kur ballafaqohen me civilë. Dua të them se Vucic një yxhym Kosovës për konflikt, pasojat mund të jenë fatale për Serbinë.
Nuk është Kosova e ’97, Kosova ka formacione të rregulla ushtarake dhe policore, që rezistencën e tyre mund ta shtyjnë drejt dëmtimit territorial të Serbisë, kuptohet me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.
Lexo edhe: Basha apo Berisha? Thaçi: Në demokraci vendos lideri, nuk jemi në komunizëm me kooperativat
Në anën tjetër, kroatët në Bosnje dhe boshnjakët nuk janë ata që ishin në ’91, që këta bënin masakra brenda ditës. Kroacia është shtet i BE-së dhe NATO, por edhe boshnjakët kanë formacione të rregullta dhe as që i shkon ndërmend inteligjencës serbe, është loja e tyre për të përfituar sa më shumë në të ardhmen” tha ai. Menduh Thaçi gjatë intervistës u shpreh pro idesë së “Open Ballkan”. /db/Abcnews.al