Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thaçi reagon pas votimit të qeverisë Hoti: Ofroj bashkëpunimin tim të plotë

schedule14:52 - 3 Qershor, 2020

schedule 14:52 - 3 Qershor, 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka uruar Qeverinë Hoti pas votimit të saj në Kuvendin e Kosovës.

Përveçse i uron sukses në përmbushjen e programit qeverisës ai gjithashtu është shprehur se ofron bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.

“I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare”, shkruan Thaçi.

Gjithashtu ai thekson se duhet të vazhdohet me rimëkëmbjen ekonomike dhe të lëvizet me hapa më të shpejtë drejt integrimeve euroatlantike.

“Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”, u shpreh Thaçi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!