Thaçi reagon pas vdekjeve të shumta si pasojë e Covid 19

schedule13:43 - 2 Gusht, 2020

schedule 13:43 - 2 Gusht, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vdekjeve të shumta në Kosovë si pasojë e COVID-19.

Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se është i trishtuar pas marrjes së lajmit për ndarjen nga jeta të vëllait të kryetarit të Rahovecit.

Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19. I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit. Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë. HTH”, ka shkruar Thaçi./abcnews.al