Thaçi reagon: Kufijtë me Serbinë korrigjohen me paqe

schedule11:36 - 15 Gusht, 2018

schedule 11:36 - 15 Gusht, 2018

Duke këmbëngulur gjithnjë e më shumë në idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj ambasadorit britanik O’Konel duke i thënë se një proces i tillë do të zhvillohet në paqe dhe nuk do të zgjidhet me plumba.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj një deklarate të ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connel, duke thënë se korrigjimi i kufijve do të bëhet me fjalë dhe me proces paqësor.

Diplomati britanik më herët kishte deklaruar se kufijtë shkruhen me fjalë, por ndryshohen me plumba. Por, kreu i vendit ka shkruar se korrigjimi i kufijve do të bëhet me fjalë dhe me proces paqësor. “Korrigjimi i kufijve të gjatë rreth 400 km në mes Kosovës dhe Serbisë do të bëhet me dialog, do të shkruhet me fjalë dhe në një proces paqësor. Larg nga bisedat për armiqësitë, plumbat ose luftën. Këto ide janë të huaja dhe duhet të refuzohen nga të gjithë”, shkruan Thaçi në Tuitter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!