Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar sot në “Ditën e Evropës”, nga Bashkimi Evropian, që për vendin e tij të hiqen vizat.
Me anë të një postimi në Twitter, presidenti ka thënë se shtetet e BE-së duhet të tregojnë lidership dhe vullnet politik për heqjen e vizave për Kosovën.
Postimi i Thaçit:
“Çdo ‘Ditë të Evropës’ ne në Kosovë ri-shprehim edhe njëherë përkushtimin tonë në integrimin evropian dhe atë perëndimor. Si populli më pro-evropian në regjion, ne presim nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj të tregojnë vullnet politik për heqjen e vizave për Kosovën dhe dhënien e statusit të kandidatit”. /abcnews.al/