Thaçi pas takimit me partitë: Do mandatoj subjektin që dëshmon se mund ta bëjë shumicën

schedule17:35 - 22 Prill, 2020

schedule 17:35 - 22 Prill, 2020

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ka dëgjuar të gjitha qëndrimet e partive politike të cilat ishin kundër shkuarjes në zgjedhje të reja, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se do t’i japë mandatin cilësdo parti apo koalicion që dëshmon se ka shumicën në Kuvend për krijimin e insistucioneve të reja.

“Nuk është në disckrecionim tim të propozoj kandidatin e tillë”, ka thënë Thaçi.

LDK, AAK, Nisma dhe PDK u shprehën kundër shkuarjes në zgjedhje të reja.

Ndërsa pro zgjedhjeve është shprehur vetëm Vetëvendosjes.  Gjatë takimit,  Albulena Haxhiu i ka lexuar Presidentit letrën nga Albin Kurti. Mes të tjerash kryeministri në detyrë ka deklaruar se presidenti nuk ka të drejtë që të marrë këtë veprim sepse bie ndesh me kushtetutën

“Bazuar në rolin dhe funksionin si President, ju nuk keni të drejtë e as autorizim kushtetues për të konstatuar se kemi refuzuar propozimin e kandidatit për kryeministër kur nuk e kemi bërë këtë; ju nuk e keni në mandat e kompetencë që të përcaktoni përtej Kushtetutës se si e çfarë do të jetë Qeveria, siç keni bërë këtyre ditëve në deklarimet publike; dhe, me keqardhje konstatojmë se ende nuk na jeni përgjigjur se në bazë të cilës pikë të nenit 95 po veproni dhe po na drejtoheni”, ka shkruar Kurti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!