Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thaçi pas takimit me Lajçak: Njohja reciproke të jetë pika e parë në marrëveshjen me Serbinë

schedule11:47 - 14 Tetor, 2020

schedule 11:47 - 14 Tetor, 2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi  këtë të mërkurë është takuar me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në konferencën e tij për mediat, Thaçi ka deklaruar se në këtë takim është biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Para pak çastesh përfundova një takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Bashkëbisedimi ynë ka qenë korrekt, konstruktiv dhe një bisede e hapur dhe miqësore në drejtimin gjetjes së mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte njohjen reciproke si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Dhe me mundësinë që Kosova të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Thaçi.

Ndër të tjera në fjalën  e tij, presidenti ka thënë se në tavolinën e diskutimeve duhet të hidhet mundësia për njohje reciproke.

Unë besoj që e ardhmja e vetme e Kosovës është që të jetë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian dhe në këtë drejtim se BE duhet të lëviz më shpejtë në çështjen e liberalizimit të vizave sepse është vonuar shumë dhe po ndodhë një padrejtësi e madhe për qytetarët e Kosovës. Ka ardhë momenti që Bashkimi Evropian të hidhet në tavolinë mundësia për njohje reciproke, dhe duhet të jetë pika e parë e marrëveshjes dhe jo të diskutohet për çështje teknike”, shtoi ai. e.su/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!