Thaçi pas sulmit në Francë: Terroristët kurrë s’do të fitojnë

schedule13:17 - 29 Tetor, 2020

schedule 13:17 - 29 Tetor, 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar në lidhje me sulmin e kësaj enjtje në Nicë të Francës, ku si pasojë kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur disa të tjerë.

Thaçi përmes një postimi në Twitter shkruan se në një moment të vështirë populli i Kosovës qëndron krahë Francës.

Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Francës në këtë moment të vështirë, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve. Terroristët nuk do të fitojnë kurrë”, shkruan Thaçi ndër të tjera.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se së paku një nga viktimat është vrarë brenda basilikës “Notre Dame”, ndërsa sulmuesi është arrestuar dhe është dërguar në spital pasi është plagosur nga policia./abcnews.al