Thaçi para nisjes për SHBA: Serbia kreu genocid në Kosovë

schedule14:30 - 16 Dhjetor, 2018

schedule 14:30 - 16 Dhjetor, 2018

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sqaroi se pavarësisht diskutimeve që priten në OKB, ushtria është proces i pakthyeshëm. Ai akuzoi përsëri Serbinë për genocid në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para nisjes për në Neë York, ku do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, iu drejtua qytetarëve. Ai siguron se pavarësisht diskutimeve që do të ndodhin në OKB, Ushtria e Kosovës është një proces i pakthyeshëm dhe se vetëm do të zhvillohet e fuqizohet më tepër.

Hashim Thaci, president i Kosovës: “Pjesëmarrja e komuniteteve në Ushtrinë e Kosovës është pozitive, kemi 10% nga komunitetet, 5% nga komuniteti serb. Ushtria e Kosovës do të prodhojë më tepër paqe dhe stabilitet. Themelimi i ushtrisë pavarësisht diskutimit qe do të ndodhë në Këshillin e sigurimit është proces i pakthyeshëm. Nëse Serbia është e zemëruar me formimin e ushtrisë, serbët e Kosovës janë rehat me themelimin e ushtrisë”.

Më tej foli edhe për Rezolutën e cila u votua të shtunën në Kuvendin e Kosovës për ekipin dialogues me Beogradin.

“Andaj, edhe në këtë fazë kam besim se vendimi i Kuvendit do t’ia dalim me sukses dhe do të përmbyllim kapitullin e errët të gjenocidit serb në Kosovë”.

Sipas presidentit Thaçi, Ky dialog do të përmbyllet me një marrëveshje të përhershme që do të rezultojë me njohjen reciproke të Serbisë ndaj Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB./abcnew.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!