Thaçi: Nëse Gjykata do të vlerësojë drejt, do të vijë në përfundim se nuk kam bërë krime lufte

schedule22:09 - 16 Korrik, 2020

schedule 22:09 - 16 Korrik, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas përfundimit të ditës së katër të intervistimit në Gjykatën Speciale në Hagë, ka dhënë dëshmitë e tij lidhur me aktivitetet që ka bërë gjatë luftës.

“Sapo përfundova dëshminë time para prokurorit të dhomave të specializuara. Më vjen shumë mirë që për katër ditë kisha mundësinë të jap dëshmitë për të gjitha çështjet që lidhen me aktivitetin tim gjatë periudhës së luftës, dhe përpjekjet e mija për paqe, stabilitet, zhvillim dhe progres.

Gjatë këtyre katër ditëve, jam mundur të jap informacione për rolin tim, përgjegjësitë e mija gjatë luftës. Gjatë tërë kësaj periudhe kam qenë i shoqëruar nga avokati, përkundër faktit që dëshmia ime ka zgjatur shumë, kemi pasur seanca produktive, tani i mbetet prokurorit dhe gjykatësit që të vlerësojnë me paanshmëri dëshmitë e mija. Në rast se ata e bëjnë këtë në mënyrë profesionale ata lehtë mund të vijnë në përfundim se unë nuk kam bërë asnjë krim lufte”, ka thënë Thaçi.

Ndër të tjera në fjalën e tij presidenti i Kosovës ka deklaruara se lufta e UÇK-së ka qenë e drejt dhe për liri, dhe se për këtë kanë pasur përkrahjen e botës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!