Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për mediat, ka bërë të ditur se është shumë e rëndësishme që Kosova të përfaqësohet me një bazë më gjithëpërfshirëse politike.
Thaçi po ashtu tha se takimi i Uashingtonit është një mbështetje më e gjerë, ndërsa shtoi se do të ndihet mirë pranë kryeministrit Avdullah Hoti.
“Kosova do të përfaqësohet me një bazë sa më të gjerë gjithëpërfshirëse politike dhe institucionale. Vlerësoj lartë qëndrimin e zotëri Veseli nga opozita që ka qenë shumë i qartë për takimin në Uashington ku Kosova duhet të përfaqësohet në mënyrë të dinjitetshme dhe të jetë prezente dhe të jetë e përgjegjshme në veprimet e veta. Do të thotë për takimin e Uashingtonit është një mbështetje më e gjerë sesa në kuptimin e ngushtë qeveritar. Prandaj edhe për të shuar vëmendjen dhe kureshtjen tuaj unë do të ndjehem mirë që të jem me dhe pranë kryeministrit Hoti. Kështu që s’ka dilemë në këtë drejtim”, deklaroi Thaçi.