Thaçi në Samitin e Zagrebit kërkon liberalizimin e vizave

schedule18:47 - 6 Maj, 2020

schedule 18:47 - 6 Maj, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë të mërkurë ka marrë pjesë përmes një video-online në Samitin e Zagrebit.

Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thekson se në këtë takim ka kërkuar nga BE-ja  liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjithashtu presidenti është shprehur se do të theksojë nevojën për të bërë hapa të përbashkët në përballjen me pandeminë COVID-19.

“Përmes videolidhjeve ka nisur Samiti i Zagrebit, ku do të ketë fjalime nga liderët e secilit vend anëtar të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si President i Kosovës do të theksoj nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët tanë dhe nevojën për bashkërendim të hapave për t’u përballur me pandeminë COVID-19”, shkruan ai./abcnews.al