Thaçi: Ndryshe Qeveria e shkarkuar, Komisioni i Venecias shpreh besim në Kushtetuese

schedule21:22 - 5 Maj, 2020

schedule 21:22 - 5 Maj, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pasi Komisioni i Venedikut tha se duhej pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Thaçi përmes një postimi në rrjetin social thekson se për dallim nga Qeveria e shkarkuar, Komisioni i Venecias shpreh besim dhe mbështetje të plotë për gjykatën tonë.

“Komisioni i Venecias kundërshtoi kërkesën e Qeverisë për interpretimin e Kushtetutës, ndërsa e njëjta çështje është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Për ndryshim nga Qeveria e shkarkuar, Komisioni i Venecias shpreh besim dhe mbështetje të plotë për gjykatën tonë. Në të njëjtën kohë, shpreh disponueshmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës për çështje të tjera që janë në kompetencën e tyre”, shkruan  Thaçi.

Lexo edhe:Komisioni i Venecias i përgjigjet Kurtit: Të respektohet vendimi i Kushtetueses

Ndër të tjera kreu i shtetit ka vënë në dukje se tashmë është i rëndësishëm respektimi i vendimeve dhe autoritetit të Gjykatës Kushtetuese është thelbësor për sundimin e ligjit në Kosovë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!