Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se mirëpret ftesën e SHBA-së për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti në një postim në Tëitter ka thënë se dialogu do të bëhet nën lidershipin e presidentit amerikan Donald Trump dhe të Dërguarit Special të SHBA-së, Richard Grenell.
“Udhëheqja dhe mbështetja e SHBA’së ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e Kosovës.”, ka thënë ai.
“Andaj, mirëpres ftesën për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nën lidershipin e presidentit Donald Trump dhe të Dërguarit Special, Richard Grenell”, përfundon ai.

