Thaçi: Më 4 shtator Kosova humbi një shans historik për njohje nga Serbia

schedule21:41 - 24 Shtator, 2020

schedule 21:41 - 24 Shtator, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shbprehur edhe njëherë i lumtur që është arritur marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë.

Kreu i shtetit ka thënë se ShBA atë që e ka premtuar deri më tani edhe e ka realizuar, ndërsa ka thënë se vetëm në Shtëpinë e Bardhë mund të ndodhë edhe një marrëveshje tjetër për njohje nga Serbia.

“Ndihem i lumtur dhe krenar që është arritur marrëveshja në Uashington. ShBA atë që e ka premtuar e ka realizuar”, ka thënë Thaçi në T7.

Po ashtu Thaçi është shprehur se më 4 shtator Kosova ka humbur një momentum i mirë për arritjen e marrëveshjes finale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!