Thaçi “mbron” ushtrinë në Bruksel: Vendim që na përket vetëm ne

schedule23:35 - 19 Dhjetor, 2018

schedule 23:35 - 19 Dhjetor, 2018

Në një deklaratë për gazetarët në Bruksel, ku po merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit perëndimor, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbrojtur vendimin për krijimin e ushtrisë duke thënë se ky është një vendim që i përket vetëm vendit të tij .

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Bruksel, ku mori pjesë në një takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ka komentuar për gazetarët zhvillimet e fundit në vend.

Ai përsëriti se çështja e Ushtrisë së Kosovës tashmë është e kryer dhe se nuk ka kthim prapa. Kreu I shtetit të Kosovës theksoi se ushtria ka marrë mbështetje prej vendeve më të fuqishme të botës edhe para fillimit të seancës së OKB-së si dhe nga tetë vendet e BE-së që dolën me një deklaratë të përbashkët.

Tek e fundit, shtoi ai, ky është vendim i Kosovës, i të zgjedhurve dhe institucioneve të vendit.

Duke iu referuar rolit të tij në dialogun me Serbinë, Thaçi u shpreh se roli i tij në dialog do të jetë kushtetues dhe ligjor, por që në të njëjtën kohë priste angazhim nga ekipi negociator, prej të cilit do të formohen edhe nënekipe tjera. Thaçi tha se Kosova duhet të tregojë lidership serioz, e shtet serioz që merr vendime që ratifikohen në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa për sa i përket liberalizimit të vizave për vendin, ai i cilësoi vonesat si të të padrejta. “Ne kemi kryer të gjitha detyrat, më tepër se të gjithë vendet tjera që kanë kaluar nëpër procesin e liberalizimit të vizave” përfundoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!