Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mesditën e kësaj të mërkure i ka dërguar një letër të pestë kryeministrit në Detyrë Albin Kurti.
Në letrën e tij kreu i shtetit konstaton se përfundimishtpas shumë thirrjeve Albin Kurtit, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë e re.
Thaçi ka njoftuar Kurtin se tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.
Ndër të tjera në letrën derejtuar Kurtit, Thaçi thekson se në pajtim me mandatin kushtetues të Presidentit të Republikës së Kosovës është përgjegjësi e tij ta ruajë stabilitetin e vendit dhe ta garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës. /abcnews.al

