Pas takimit të lamtumirës me shefen e EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopulu, Presidenti i Kosovës Thaçi është pyetur rreth bisedës së Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev me komikët rusë, të cilëve u kishte thënë se ka një plan për ndarje të Kosovës.
Thaçi konfirmoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Zaev dhe se ai i kishte thënë se lajmet e publikuara rreth bisedës bazohen në thashethemet ruse.
Në bisedën 20 minutëshe, Zaev ka këmbëngulur se ka rënë pre e mashtrimit. I pyetur se si do të jenë tani raportet me vendin fqinj, Thaçi është shprehur se ato do të vazhdojnë të jenë të mira. /ABC News Albania 24/7