Thaçi këmbëngul: Krijimi sa më parë i ushtrisë së Kosovës

schedule12:57 - 2 Nëntor, 2017

schedule 12:57 - 2 Nëntor, 2017

Krijimi i ushtrisë së Kosovës sipas presidentit të Kosovës Hashim Thaci duhet të ndodhë sa më shpejt, dhe se kjo është në të mirë të vendit por dhe të qytetarëve serbë në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se është në të mirë të vendit, si dhe në të mirë të qytetarëve serbë në Kosovë, krijimi sa më parë i ushtrisë së Kosovës. Deklarata e Thacit u bë gjatë një debati të hapur me shoqërinë civile, ku diskutohej rreth qëndrimit të komunitetit serb për ndryshimin e mandatit të FSK-së. kreu i shtetit të kosovës theksoi se askush nuk mund të pengojë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Në debat morën pjesë edhe njohës të sigurisë; përfaqësues të organizatave joqeveritare, të cilët, sipas kërkimeve që kishin bërë, arritën në përfundim se pjesa më e madhe e serbëve janë kundër formimit të ushtrisë dhe kundër pjesëmarrjes së tyre në ushtri në qoftë se ajo krijohet.

Thaci u shpreh se hapi përfundimtar i krijimit të ushtrisë së vendit vjen pas një periudhe të gjatë të zhvillimit të Forcave të Sigurisë, në një partneritet të shkëlqyeshëm me SHBA-në, KFOR-in dhe NATO-n. Ky proces i filluar vite më parë gradualisht është në fazën përfundimtare, përfundoi Thaçi.