Presidenti i Hashim Thaçi, i ka kërkuar edhe një herë liderit të LDK-së, Isa Mustafa, që të propozojnë kandidatit potencial për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kandidati për kryeministër duhet të sigurojë se do ta ketë numrin e duhur të votave në Kuvendin e Kosovës dhe të zotohet se do të krijojë Qeveri të stabilizuar dhe gjithëpërfshirëse në përputhje me Kriteret Mbizotëruese.
Ndërkohë, AAK dhe LDK kanë arritur marrëveshjen për të qeverisur bashkë në Kosovë. Lajmin e bëri të ditur kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj pas takimit me të parin e LDK’së, Isa Mustafën.
Ai dha edhe emrat që i kanë për ministra, 4 ministri dhe 1 zëvendëskryeministër. AAK merr Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik. /abcnews.al