Thaçi heq përgjegjësinë nga vetja: Vlora Çitaku më lajmëroi se Xhamajka ka njohur Kosovën

schedule11:35 - 21 Shkurt, 2020

schedule 11:35 - 21 Shkurt, 2020

Presidenca ka reaguar pas lajmit se Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet. Në një reagim për mediat në Kosovë zyra e Hashim Thaçit ka deklaruar se përgjigje për këtë temë duhet të japin në MPJ.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i pari që dha lajmin se Xhamajka e ka njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës. Ai tha se për këtë e ka lajmëruar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Mirëpo, ky lajm vetëm pak orë më vonë u përgënjeshtrua nga Ministrja e punëve të Jashtme të Xhamajkës, e cila mohoi se vendi i saj ka njohur Kosovën.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Tëitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!