Pas dorëzimit të propozimit nga Vetëvendosja, presidenti Hashim Thaçi ka ftuar liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin për t’ia dorëzuar dekretin presidencial të mandatarit.
Përmes një njoftimi për mediat Thaçi e ka ftuar Kurtin në ora 12:00 në presidencë.
“Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00”, thuhet në njoftimin e presidencës./abcnews.al