Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka vizituar Bashkësinë Islame të cilën e ka dekoruar me Urdhrin e Pavarësisë.
Me anë të një statusi në Facebook, Thaçi thotë se është gjithmonë mirënjohës ndaj Bashkësisë Islame.
“Në natën e madhe të Kurban Bajramit, Bashkësinë Islame të Kosovës e dekorova me Urdhrin e Pavarësisë, për kontribut të lartë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjithmonë mirënjohës”, ka shkruar ai në Facebook./abcnews.al
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/3372064079529428/

