Thaçi: Çdo hap që kam ndërmarrë, në përputhje të plotë me Kushtetutën

schedule22:59 - 28 Maj, 2020

schedule 22:59 - 28 Maj, 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në rrjetin social “facebook” ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetueshmërisë së dekretit për mandatimit e kandidatit për kryeministër Avdullah Hoti.

Thaçi shkruan se e mirëpret vendimin dhe se çdo hap që ka ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Ai gjithashtu iu bën thirrje partive për pjekuri politike.

“E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim për mandatimin e z. Hoti, kandidat për kryeministër. Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe më vjen mirë që këtë e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese”, shprehet Thaçi.

Lexo edhe: Kushtetuesja në Kosovë i jep të drejtë Thaçit për dekretimin e Avdullah Hotit

Statusi:

“E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim për mandatimin e z. Hoti, kandidat për kryeministër. Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe më vjen mirë që këtë e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese.

Partitë politike dhe të gjitha institucionet duhet të tregojnë pjekuri politike, respekt dhe përkushtim për rendin, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ato duhet t’i respektojnë, pranojnë dhe zbatojnë vendimet e autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve e akteve të tjera me Kushtetutën.

Kosovën e presin shumë sfida përpara, prandaj tash nuk duhet të humbet më kohë për formimin e Qeverisë së re, me legjitimitet të plotë nga Kuvendi i Kosovës/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!