Tha se lindi dhjetë fëmijë, gruaja dërgohet në psikiatri

schedule12:23 - 23 Qershor, 2021

schedule 12:23 - 23 Qershor, 2021

Një grua në Afrikën e Jugut e cila së fundmi pohoi se kishte lindur dhjetë fëmijë, është dërguar në një spital psikiatrik për ekzaminim.

Gosiame Sithole, u dërgua në spitalin Tembisa, në Johannesburg për shkak se bashkëshorti i saj, nuk beson se ekzistojnë fëmijët të cilët ajo pohon se janë dhjetë nga shtatzënia e saj e fundit.

Avokati i Sithole, bëri të ditur se 37 vjeçarja po mbahet atje pa dëshirën e saj. Gjithashtu, e gjithë kjo u shkaktua pasi spitali ku ajo pohonte të jetë trajtuar, mohoi të ketë pranuar atë si paciente apo t’i ketë ofruar trajtim.

37-vjeçarja thuhet se i kishte thënë të dashurit të saj se ajo lindi foshnjat pas mesnatës së 8 qershorit. Po ashtu gruaja akuzoi bashkëshortin e saj se dëshironte të bëhej milioner nga donacionet që u erdhën, pasi të gjithë kuptuan se ata u bënë prindër të dhjetë fëmijëve në të njëjtën kohë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!