Cardi B ka reaguar ashpër ndaj një ndjekësi në Twitter, i cili kuptohej se vajza e saj 3-vjeçare është autike. Ky koment nuk është pritur mirë nga reperja, e cila shkroi: “Vajza ime nuk është autike…Nuk mund ta quash të shëmtuar kështu që duhet ta diagnostikosh me diçka.”
Megjithatë, përgjigja e saj mori komente të ndryshme nga fansat të cilët theksuan se autizmi nuk duhet marrë si fyerje. “Ke çdo të drejtë të mbrosh fëmijën tënd. Unë thjesht po përpiqem të kuptoj pse të thuash se një fëmijë është autik do të përdoret si një fyerje.”, tha një ndjekës.
Cardi B ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj Offset, Kulture 3-vjeçare dhe Wave, i cili mbush një vjeç në shtator.
/abcnews.al