Tha se do ndërhynte ushtarakisht në Bjellorusi, Angela Merkel paralajmëron Vladimir Putin
Angela Merkel ka paralajmëruar Vladimir Putin që të mos ndërhyjë ushtarakisht në Bjellorusi, pasi presidenti rus tha se do të dërgojë një forcë të krijuar rishtazi të policisë atje nëse protestat pro-demokracisë shndërrohen në dhunë.
Përmes një konference për shtyp, kancelarja gjermane tha se populli bjellorus po lufton për të drejtën për të demonstruar dhe shprehur mendimin e tyre “të cilin ne e konsiderojmë të mirëqenë”, dhe ata duhet të lejohen të ushtrojnë ato të drejta “në mënyrë të pavarur, pa ndërhyrje nga jashtë , nga çdo drejtim ”.
“Shpresoj që trupat e reja ruse nuk do të vendosen atje,” shtoi Merkel, shkruan abcnews.al.
Qindra mijëra demonstrues filluan të dielën në sheshin e pavarësisë në kryeqytetin Minsk, Marshin e Lirisë për një Bjellorusi të re, kundër presidentit Lukashenko. Demonstruesit kërkojnë zgjedhje të lira.
Ndërkohë, kancelarja po fliste ndërsa marrëdhëniet midis Rusisë dhe Gjermanisë hynë në një periudhë të re trazirash. Javën e kaluar, aktivisti i opozitës ruse, Alexei Navalny, u shtrua në spital në Berlin pasi u sëmur gjatë një udhëtimi në Siberi. Mjekët në spitalin e Charité thanë se ai ndoshta është helmuar nga një substancë analoge me agjentin nervor. Nga ana tjetër, Rusia ka hedhur poshtë këtë pretendim. /abcnews.al