Gjatë një interviste me TyC Sports, ish-sulmuesi i City dhe United, Carlos Tevez diskutoi zhvillimin e lojtarit të ri Alejandro Garnacho, i cili ka marrë disa minuta këtë sezon falë Erik ten Hag.
Më pas argjentinasi e ktheu bisedën ndryshe duke shkaktuar hutim te tifozët.
“Garnacho është i mirë. Për të luajtur për United, duhet të jesh i mirë. Ai luan për një nga tre klubet më të mira në botë. Këto janë Madridi, City dhe United. Nuk është e lehtë për argjentinasit të integrohen në këtë kulturë. Duhet të jesh i mrekullueshëm për të luajtur atje”.
Duke e quajtur City një nga tre klubet më të mëdha në botë, argjentinasi hodhi benzinë mbi zjarrin e diskutimit. Tifozët e United nuk e vlerësuan këtë zgjedhje. /G.D abcnews.al/