Carlos Tevez nuk është më trajneri i Rosario Central.
Ish-sulmuesi i Juventusit bëri të ditur dorëheqjen gjatë një konference të papritur për shtyp.
“Kam ndërmend të bëj një hap prapa, nuk dua të jem pengesë për askënd”, kanë qenë fjalët e Tevez. Tevez ka qenë në krye të ekipit argjentinas që nga qershori, ku ka grumbulluar 6 fitore, 10 barazime dhe 8 humbje në 24 ndeshje./ h.ll/abcnews.al