Tetori rozë, shtohen kontrollet/ Më shumë gra të ndërgjegjësuara për kancerin e gjirit

schedule15:20 - 5 Tetor, 2023

schedule 15:20 - 5 Tetor, 2023

Para mamografisë në poliklinikën qendrore në Tiranë ka radhë. Gra, kryesisht mbi të 50 –tat  presin për të kryer kontrollin e gjirit.  Disa e kanë kthyer në vizitë periodike për shkak të problemeve që kanë ndërsa të tjera prej asaj që kanë dëgjuar.

Por shumë gra të tjera nuk kanë kryer mamografi apo eko gjiri asnjëherë gjatë jetës së tyre.

Por kur shfaqen shenja mjekët thonë se mund të jetë vonë.  Ata apelojnë për kontrolle të vazhdueshme  dhe shprehen se kapja e  hershme e sëmundjes  shpëton jetën.

Nëse  në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në këtë poliklinikë  kryhen deri në  100 vizita në ditë,  muajt e tjerë të vitit  mjekët thonë se nuk realizohet as gjysma e tyre.

Ndërkohë të prekurit nga kanceri i gjirit sipas Institutit të Shëndetit Publik janë shtuar. Rreth 710 raste të reja u zbuluan vetëm vitin e shkuar  ndërsa 197 gra humbën jetën prej sëmundjes. /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!