Kontrollet imazherike për Covid 19, shpesh kanë zbuluar edhe masa tumoriale. Në rastin e grave, është zbuluar edhe kanceri i gjirit pas kontrolleve të shtuara.
Mjekja radiologe e Spitalit Hygeia Arjeta Docaj, thotë se ekzaminimi në kohë i tyre mund të shpëtojë edhe jetën.
“N ëkëto dy vjet pranë spitalit tonë kemi realizuar një sërë skanerësh mushkërie me qëllim diagnostikimin me Covid-19. Në këto ekzaminime është gjetur si gjetje rastësore në gji që gratë nuk i kanë ditur që i kanë pasur,” thotë ajo.
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Mjekët u bëjnë thirrje të gjitha grave që të bëjnë ekzaminime, pasi një prej shkaqeve më të shpeshta të humbjes së jetës nga kanceri, është zbulimi i tij kur sëmundja ka agravuar. /abcnews.al