“Tetori rozë”, mbi 11 mijë kontrolle, mjekët: 15 përqind e grave të ekzaminuara u këshilluan të vijojnë vizitat

schedule15:35 - 1 Nëntor, 2023

schedule 15:35 - 1 Nëntor, 2023

Fjongo rozë kujtoi shumë gra në vend për të bërë një kontroll të gjirit.

Mbi  11 mijë e 500 zonja të moshës nga 50 në 70 vjeçe gjatë tetorit, muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit kryen mamografinë.

Më shumë se 15%  prej tyre  mjekët i sugjeruan kryerjen  e kontrolleve  të mëtejshme.

“Referohen për vlerësim, jo se janë forma kancerogjene, por shikohen formacione minimale të cilat janë kapur nga mamo, vlerësohen për të kryer një eko më tej apo për tu vlerësuar nga mjeku onkolog apo radiolog. Ky vlerësim është tepër i rëndësishëm se depistimi është për kapjen e  hershme.”

Veç poliklinikave e spitaleve rajonale mamografitë   shkuan në fshatra e komunitete ku aksesi ndaj këtij shërbimi është i vështirë.  Megjithë fushatat ndërgjegjësuese  mjekët vërejnë se shpesh se  stigma është dominuese

“Ndërgjegjësimi sigurisht në zonat urbane dhe nga migrimi i brendshëm ka ardhur duke u rritur. Në zonat rurale ka një lloj stigme, hezitimi, por ka ndërgjegjësim, pasi qendrat shëndetësore, mjeku i familjes, në fashën përkatëse bën rekomandimin për një mamografi depistuese.  Ne kemi arritur deri në 1 mijë mamografi të kryera nga mamografitë e lëvizhsme, në totalin e tyre 10-15 % shkojnë si mamografi referuese, shkojnë për ndjekje, për vlerësim.”

Mjekët apelojnë për të mos  hezituar e për të mos pritur tetorin pasi  kur shenjat shfaqen mund të jetë vonë. Kanceri I gjirit mbetet shkaku kryesor I humbjes së jetës tek gratë e prekura nga tumoret dhe sëmundja më e shpeshtë tek to.

“Duke qenë se mamografia e lëvizshme apo depistuese gjatë muajit tetor ka qenë pa sistem referimi sigurisht që ka pasur një ndërgjegjësim akoma më të madh. Ky sensibilizim ka ndodhur fuqishëm këtë tetor, por unë e theksoj që duhet të përvijojë në nëntor, dhjetor dhe çdo muaj të vitit.”

Ndryshimi i mënyrës së të jetuarit e kryesisht faktori genetik, por dhe  shtimi i programeve për zbulimin e sëmundjes kanë bërë që dy dekadat e fundit të prekurit nga kanceri i gjirit në Shqipëri të shtohen me 20%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!