Tetori rozë i ndërgjegjësimit/ ISHP: 11 përqind e mamografive, dyshime për kancer

schedule15:13 - 28 Tetor, 2024

schedule 15:13 - 28 Tetor, 2024

Për  një në dhjetë gra që kanë kryer mamografinë gjatë muajt tetor mjekët kanë dyshuar për  kancer gjiri dhe e kanë referuar tek  specialisti.

Pa u mbyllur ende muaji i ndërgjegjësimit   drejtoresha e Institutit të Shëndetit  Publik Eugena Tomini  thekson rëndësinë  e depistimit  të hershëm.

Interesi  këtë muaj  ka qenë i lartë dhe mamografitë e lëvizshme kanë shkuar dhe në zonat më të thella të vendit.

Por për të kryer një kontroll mjekët  i sugjerojnë  vajzave dhe grave të mos kujtohen vetëm nga fjongo rozë.

Kapja e hershme e sëmundjes sipas mjekëve shpëton jetën.  Vetëm vitin e shkuar  u  diagnostikuan me kancer gjiri rreth 750 gra.  Rreth 200 humbën jetën nga sëmundja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!