Testi që ju ndihmon të identifikoni shenjat e një marrëdhënieje abuzive

schedule15:04 - 12 Prill, 2023

schedule 15:04 - 12 Prill, 2023

Ndonjëherë është e vështirë të dallosh shenjat e hershme të një marrëdhënieje abuzive. Ndërsa ka shenja të abuzimit psikologjik ose emocional, ne nuk i zbulojmë ato në kohë, për rrjedhojë qëndrojmë në një marrëdhënie të gabuar dhe të rrezikshme.

Marrëdhëniet abuzive prekin mbi 10 milionë amerikanë çdo vit dhe në shumë raste shenjat e hershme të abuzimit janë të vështira për t’u zbuluar. Abuzimi mund të jetë ose fizik, psikologjik, emocional, seksual ose edhe financiar.

Çfarë i motivon abuzuesit të abuzojnë?

Faktorët që motivojnë çdo lloj abuzimi në një marrëdhënie janë: Xhelozia, problemet e menaxhimit të zemërimit, vetëvlerësimi i ulët, besimet kulturore, çrregullimi mendor ose përdorimi i alkoolit dhe substancave.

Qëllimi i dhunuesit është të dëmtojë, kontrollojë, kërcënojë, poshtërojë, manipulojë, fajësojë, ngacmojë dhe izolojë viktimën.

Pra, nëse jeni në një lidhje, duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë çështjeve të manipulimit, xhelozisë dhe izolimit. Më poshtë është një test nga PsychCentral që do t’ju ndihmojë të dalloni shenjat e abuzimit në marrëdhënien tuaj:
Për të gjetur testin e abuzimit emocional ose psikologjik, klikoni këtu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!