Testi Nipt Vanadis/ I pari test nipt që realizohet në Shqipëri, pranë laboratorit Cambridge

schedule15:49 - 19 Janar, 2024

schedule 15:49 - 19 Janar, 2024

Laboratori Cambridge është i pari dhe i vetmi që realizon në Shqipëri testin ‘nipt vanadis’. Ky test kryhet në javën e 10 të shtatzënisë. Përmes ekzaminimit me nipt vanadis, mundësohet ekzaminimi i patologjive si sindromi ‘down’, sindromi ‘edwards’ dhe sindromi ‘patau’.

“NIPT Vanadis është një Test Prenatal joinvaziv, i gjeneratës së fundit bazuar në analizën e ADN-së fetale të pranishme në gjakun e nënës. Falë një teknologjie revolucionare, NIPT Vanadis ju lejon të merrni rezultate të sigurta në një kohë më të shkurtër.

Testi Nipt Vanadis realizohet nëpërmjet një teknkologjie moderne, një sistemi tërësisht automatik, i certifikuar në përputhje me udhëzimet ndërkombëtare. Bazuar në analizën gjenetike më inovative, sistemi NIPT Vanadis, është një platformë me precizion të lartë e krijuar për të zgjeruar qasjen e NIPT-it nga të gjitha gratë.”

Qëllimi i këtij testi që realizohet prej disa muajsh në laboratorin Cambridge synon lindjen e një fëmijë të shëndetshëm.

“Ky test është tërësisht automatike  dhe eleminon gabimin njerezor. Berja ne shqiperi eleminon te gjitha problematikat e transport.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!