Testi më madhor që nga viti 2017, Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike ndërkontinentale

schedule09:18 - 24 Mars, 2022

schedule 09:18 - 24 Mars, 2022

Koreja e Veriut ka lëshuar të enjten një raketë balistike, duke zgjeruar breshërinë e saj të testeve, shkruan Reuters

Raketa, e cila ra në ujërat në jug të Japonisë, arriti në një lartësi prej më shumë se 6,000 km (3,700 milje). Zyrtarët japonezë thanë se distanca e raketës ishte prej 1,100 km – që do të thotë teorikisht mund të arrinte deri në SHBA.

Sipas shefave të Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut, bëhet fjalë për një raketë me rreze të gjatë, ndoshta një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM). Ekspertët thonë se ritmi jashtëzakonisht i shpejtë në testimin e raketave nënvizon qëllimin për të avancuar testimet dhe për të rritur presionin ndaj Uashingtonit në negociatat bërthamore.

Ky është testi më madhor që nga viti 2017.

Testet e shumta të armëve të Koresë së Veriut këtë vit, të cilat vijnë mes një ngërçi të zgjatur në diplomaci, pasqyrojnë një vendosmëri për të fuqizuar statusin e saj si një fuqi bërthamore.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!