Testi i tretë brenda një jave, Koreja e Veriut lëshon raketa në Detin e Verdhë

schedule08:35 - 30 Janar, 2024

schedule 08:35 - 30 Janar, 2024

Koreja e Veriut ka lëshuar raketa në një zonë detare në Detin e Verdhë. Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Seulit njoftoi se lëshimi i këtyre raketave është në vazhdën e një serie testesh që Pheniani ka kryer me një ritëm intensiv në nisje të 2024.

Ushtria e Koresë së Jugut zbuloi lëshimin e raketave të paidentifikuara rreth orës 07:00 me atë lokale. Agjencitë e inteligjencës së SHBA dhe Koresë së Jugut po kryejnë një analizë të detajuar të këtij testi nga ana e Veriut komunist, pasi është i treti në më pak se një javë.

Ushtria jonë po punon ngushtë me SHBA-të, ndërkohë që forcon mbikëqyrjen dhe vigjilencën, dhe monitoron nga afër aktivitetet e Koresë së Veriut”, thanë gjeneralët në Seul në një deklaratë për shtyp.

Ndryshe nga testet e raketave balistike, lëshimet e raketave të lundrimit nuk janë të ndaluara sipas sanksioneve të OKB-së kundër Phenianit.

Të mërkurën e kaluar, Koreja e Veriut vazhdoi të lëshonte raketa lundrimi në drejtim të Detit të Verdhë, duke pohuar se kishte testuar një gjeneratë të re të sistemeve të armëve “strategjike” të këtij lloji.

Agjencia zyrtare e lajmeve KCNA gjithashtu raportoi dje se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbikëqyri personalisht lëshimin e testimit të dy raketave të lundrimit nga një nëndetëse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!