Testi i mësuesve, Kushi tha se do e padiste për denoncimin e daljes së tezës, Vokshi: Shihemi në Gjykatë

schedule16:12 - 7 Prill, 2022

schedule 16:12 - 7 Prill, 2022

Deputetja Albana Vokshi i është përgjigjur ministres së Arsimit Evis Kushi pasi kjo e fundit tha se do ta padisë në lidhje me denoncimin e daljen e tezës së provimit për vlerësimin e mësuesve në arsimin parauniversitar. Përgjigjia e Vokshit është “shihemi në gjykatë”.

Në vend që të kërkojë ndjesë mësuesve e të marrë masat për këdo që ka nxjerrë tezat e provimit në emër të saj, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, merr në mbrojtje shkelësit e ligjit e më kërcënon me padi në gjykatë. E mirëpres padinë e Ministres Kushi, do ishte e pesta në rradhë pas padive të Edi Ramës, Erjon Veliajt, Taulant Ballës… Znj. Ministre, mësues të ndershëm, të cilëve ju dhimbset arsimi denoncuan një veprim skandaloz që duhej ndalur. Kishit rastin të distancoheshit nga ai, duke i kërkuar ndjesë cdo mësuesi që hyn në këtë provim e duke vënë para përgjegjësisë cdokënd që shkel ligjet, procedurat e rrjedhimisht edhe barazinë në një test të tillë të rëndësishëm duke favorizuar militantë partie, miq, patronazhistë etj etj. Ju zgjodhët të mbronit shkelësit e abuzuesit e jo mësuesit. Zgjodha të mos i publikoj tezat me shpresën e një reagimi ndryshe nga ana juaj.  Por tani jam e gatshme t’i dorëzoj ato në gjykatë. Shihemi në gjykatë Evis Kushi”, shkruan Vokshi.

Deputetja Vokshi ka denoncuar Ministrinë e Arsimit se sipas saj ka publikuar tezën e provimit për vlerësimin e mësuesve në arsimin parauniversitar. Ky provim është zhvilluar sot në orën 14:00 në shkollën “Sabaudin Gabrani” në Tiranë, ndërsa sipas Vokshit teza e pyetjeve ka dalë disa orë para provimit. Procesi i provimit të kualifikimit dhe vlerësimit të mësuesve të arsimit parauniversitar i nënshtrohet këtij testi për të gjashtëmbëdhjetin vit radhazi, ku mësuesit marrin pjesë në procesin për të fituar kategoritë e kualifikimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!