Testi i kreativitetit zbulon se për çfarë shërbejnë ëndrrat

schedule10:16 - 14 Nëntor, 2019

schedule 10:16 - 14 Nëntor, 2019

Në Universitetin e Kalifornisë, në San Diego, u provua me anë të një testi se ëndrrat ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve.

Në testin Remote Associates u paraqiten tre fjalë (për shembull: zhytje, aktor dhe pluhur) dhe të përzgjedhurit duhet të gjenin një të katërt që përputhej me tre fjalët (në këtë rast mund të ishte një yll).

I quajtur ndryshe testi i kreativitetit kjo provë u realizua te i njëjti grup njerëzish dy herë brenda ditës, por midis një testi dhe një tjetri, disa duhej të qëndronin zgjuar ndërsa të tjerëve iu kërkua të flinin. Në këtë mënyrë është parë që pas gjumit performanca është përmirësuar me 40%, nëse është arritur faza e gjumit REM, ajo në të cilën ëndërrojmë: Në të vërtetë ëndrrat krijojnë lidhje të reja të trurit që rishikojnë informacionin, në këtë mënyrë lindin ide të reja dhe gjenden zgjidhjet.

Në Universitetin e Berkeley (California), përmes rezonancës magnetike funksionale u vu re, që duke rishikuar imazhe me një ndikim të fortë emocional pas ëndërrimit, zona e trurit që kontrollon emocionet (amigdala) është më pak reaktive. Kjo do të thotë që ëndrrat “prekin” intensitetin emocional të ngjarjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!