Testi Rorschach është një test psikologjik që përdoret nga psikologët për të ekzaminuar personalitetin dhe gjendjen emocionale të një personi. Ai u shpik në vitin 1921 nga psikologu zviceran Herman Rorschach dhe u përdor për herë të parë në psikologji për të diagnostikuar skizofreninë. Më vonë, përdorimi i tij u përhap dhe tashmë karakterizohet si një test personaliteti.
Testi përfshin forma abstrakte, të cilat mund të interpretohen në mënyra të ndryshme. Secili prej nesh i jep një kuptim të ndryshëm një imazhi abstrakt dhe kështu përshtypja që krijojmë në çdo rast konsiderohet të jetë në gjendje të zbulojë se si mendojmë.
Shikoni dy imazhet më poshtë, nga libri Psychobook i Julian Rothenstein dhe interpretimet e tyre të mundshme për të zbuluar se cilat janë tiparet e personalitetit tuaj dominues.
Cfare shikon?
Dy figura të errëta të bashkuara me një të tretë: Është e vështirë të qëndrosh në rrugë, ndaj lë pas punë dhe detyrime të papërfunduara. Siç shprehet autori Philip Roth, “rruga për në ferr është e shtruar me vepra në ndërtim”.
Dy figura të prirura përpara ose një burrë që lutet: Ju jeni një tip cerebral, keni imagjinatë dhe meditoni thellë. Ju e dini shumë mirë që për të arritur një rezultat të mirë duhet përqendrim dhe durim. Ju nuk e kuptoni pse disa njerëz bëjnë kompromis lehtësisht.
Makinë garash ose dy kafshë të vogla leshtore: Imagjinata juaj është një tipar që askush nuk mund ta injorojë. Ju pëlqejnë shprehjet metaforike dhe krijoni vazhdimisht botë të reja, ndërsa gjërat mund t’i shihni lehtësisht nga këndvështrimi i dikujt tjetër.
Karrige dentisti ose berberi: Jeni një person i ndjeshëm dhe bujar, një kombinim që do të thotë se po përjetoni emocione të forta por edhe lëndoheni lehtë. Ju nuk e fshihni se si ndiheni dhe kjo i frymëzon ata që ju rrethojnë të kujdesen për ju, por ndonjëherë kjo e bën të vështirë për ju të dalloni intimitetin e vërtetë. Rrethanat formale dhe konvencionale ju lodhin mendërisht.
Cfare shikon?
Zogjtë që kërcejnë: Jeta e madhe ju tërheq me më shumë forcë sesa graviteti. Gjithmonë gjeni një mënyrë për t’u argëtuar kudo që të jeni, edhe nëse ndonjëherë pendoheni të nesërmen.
Një brumbull: Ju jeni një person punëtor dhe keni sukses në biznesin tuaj. Suksesi është një gjë e natyrshme për ju. Gjithmonë vazhdoni sipas planit dhe lëvizni ose me kujdes ose me guxim, në varësi të rrethanave. Fituesi konsiderohet të jetë lojtari më i zgjuar ose më me fat.
Dy zogj: Nuk ndaloni së lëvizuri dhe duke ndjekur objektet e dëshirës suaj. Ju e doni gjithçka të bukur.
Syze dielli, reçipeta ose mjekër: Ju pëlqejnë maskimet, por ndonjëherë jeni shumë të shqetësuar për mendimin e të tjerëve. Zakonisht problemet tuaja i “zgjidhni” duke blerë gjëra të reja.
Skeleti ose kockat: Ndjeni se jeta është një karusel i pandalshëm që përsëritet. Keni frikë nga stagnimi, por nuk rrezikoni shpesh./abcnews.al