Testi i drogës merr në qafë shoferët, arrestohet 22-vjeçari, policia pezullon 32 leje drejtimi në Tiranë

schedule10:17 - 3 Korrik, 2022

schedule 10:17 - 3 Korrik, 2022

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka rezultuar se drejtonte mjetin nën drejtimin e lëndëve narkotike.

Pas kontrolleve intensive nga policia rrugore e Tiranës, 32 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi deri në 200 km/h.

“Si rezultat i kontrolleve parandaluese, në rrugën “Dervish Hima”, është ndaluar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K. B., 22 vjeç, i cili pas kryerjes së testit me AquilaScan rezultoi se drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike”, informojnë blutë e kryeqytetit.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve me makinën inteligjente janë evidentuar shpejtësi që arrijnë deri në 200 km/h.

Gjate 24 orëve të fundit janë pezulluar 32 leje drejtimi nga 1 deri në 5 muaj.

Janë ndëshkuar me masë administrative:

184 drejtues mjetesh për përdorim celulari;

167 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

156 për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit;

133 për parakalime të gabuara dhe mosdhënie përparësie këmbësoreve;

87 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtese;

6 drejtues për gara shpejtësie.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!