Testi i dhomës/ Zbuloni nëse keni pasur një fëmijëri të lehtë apo traumatike

schedule13:35 - 25 Maj, 2023

schedule 13:35 - 25 Maj, 2023

Kuizet, testet psikologjike dhe iluzionet optike janë ndër gjërat e preferuara të përdoruesve të internetit. Asgjë nuk është më e kënaqshme sesa të jesh në gjendje të kuptosh se si funksionon një iluzion optik.

“Testi i dhomës” vjen për të zbuluar shumë për fëmijërinë tuaj që mund t’i keni mbajtur të fshehura mirë në subkoshiencë prej vitesh. Gjithçka që duhet të bëni është të krijoni disa imazhe në mendjen tuaj për t’iu përgjigjur dhe për të mësuar të vërtetën.

Testi i dhomës

Ju zgjoheni në mëngjes dhe e gjeni veten në një dhomë të çuditshme, por të njohur. Përshkruani dhomën dhe si ju bën të ndiheni. Çfarë mobiljesh dhe dekorimi ka? Keni dëshirë të dilni nga dhoma apo të qëndroni?

Tani që keni krijuar disa imazhe në mendjen tuaj, le të kalojmë te simbolika:

Dhoma përfaqëson fëmijërinë tuaj. Nëse ndiheni rehat dhe mobiljet janë tërheqëse, atëherë me siguri keni pasur një fëmijëri të lumtur. Në të kundërt, emocionet negative dhe mobiljet e pakëndshme tregojnë probleme në fëmijëri.

Sa më shumë mobilje dhe detaje të krijoni me imagjinatën tuaj për dhomën, aq më shumë kujtime keni nga fëmijëria.

Nëse dëshironi të largoheni nga dhoma, jeni gati për t’u pjekur. Në të kundërt, nëse doni të qëndroni në të, me siguri po refuzoni të rriteni./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!