Një test për të mësuar nëse je i infektuar me Covid sot mund ta kryesh në thuajse të gjitha klinikat private megjithëse Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë të drejtën për të ofruar këtë shërbim vetëm 10 laboratorëve jo publik.
Këto janë laboratorët privatë që janë licencuar nga autoritet shëndetësore për të bërë testin PCR.
Ndërsa këto janë disa përgjigje testesh të lëshuara nga klinika që nuk figurojnë në listë.
Pavarësisht se nuk plotësojnë kushtet, ato vijojnë tu ofrojnë qytetarëve testet për Covid duke i hapur në këtë mënyrë rrugë falsifikimit të përgjigjeve të tyre.
Madje disa prej tyre nuk ngurojnë ta reklamojnë këtë shërbim dhe në rrjetet sociale.
Alarmi për rezultatin fiktiv të testeve të kryera në Shqipëri më herët është ngritur dhe nga shtetet fqinje ndërsa persona të përfshirë në këto afera kanë rënë në prangat e policisë.
Por mesa duket çështja është mbyllur me kaq. Laboratorë privat të palicensuar nga autoritetet shëndetësore vijojnë të ofrojnë këtë shërbim pa u shqetësuar. /abcnews.al/