Test/ Vetëm 10% mund të gjejnë njeriun më të gjatë në foto, po ju?

schedule12:44 - 11 Korrik, 2022

schedule 12:44 - 11 Korrik, 2022

Sado të parëndësishme të duken, iluzionet optike zbulojnë shumë për mënyrën se si funksionon truri ynë. Secili prej nesh i interpreton ato ndryshe, disa më abstrakte, të tjerët logjikisht dhe kjo i bën ato edhe më interesante.

Imazhi më poshtë është një sfidë e vërtetë. Vërtet, çfarë vëreni më poshtë? Cili mashkull nga të tre mendoni se është më i gjatë?

Kur testi iu administrua një grupi pjesëmarrësish, 90% e tyre u përgjigjën gabimisht. Përgjigja më e njohur ishte se personi i armatosur në të djathtë ishte më i gjati.

Ky iluzion i veçantë optik të jep përshtypjen se njeriu i parë nga e majta është më i shkurtri, i dyti se është me gjatësi mesatare dhe i fundit në rresht, më i gjati.

Megjithatë, përgjigja e saktë qëndron në faktin se të tre meshkujt janë me të njëjtën gjatësi. Për ta parë vetë, hidhini një sy sfondit. Kështu do të kuptoni se është një iluzion i fuqishëm optik që synon vetëm t’ju mashtrojë!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!