Kuizet, testet psikologjike dhe iluzionet optike janë ndër gjërat e preferuara të përdoruesve të internetit. Asgjë nuk është më e kënaqshme sesa të jesh në gjendje të kuptosh se si funksionon një iluzion optik.
Ka ardhur koha për të testuar vëzhgimin tuaj. Është një vepër e artistit meksikan Octavio Ocampo dhe quhet “Familja e Gjeneralit”. Shumë ekspertë e përdorin këtë si një test, duke treguar se sa të vëmendshëm janë në detaje.
Truri i njeriut ka një tendencë për të anashkaluar shpesh informacionin që merr nga mjedisi i tij i jashtëm, kryesisht vizual. Çdo sekondë marrim mijëra informacione nga mjedisi ynë i afërt, por në fund thithim vetëm 7-9 informacione dhe pjesën tjetër e shpërfillim.
Artisti meksikan në fakt është mbështetur në këtë veti të trurit, duke krijuar iluzionin e mësipërm.
Pra, sa fytyra mund të dalloni në foton e mësipërme? Nëse i shihni të gjitha 9 që janë aty, atëherë keni mësuar të vëzhgoni gjithçka dhe keni bërë mirë.
Përgjigja e testit (nëse e keni djegur):
/abcnews.al